Malta regjistroi sot një rekord të COVID-19, me 204 raste të reja, ndërkohë që autoritetet njoftuan kufizime të reja për mbajtjen nën kontroll të përhapjes së virusit.
Rastet e reja janë pothuajse sa dyfishi i rekordit ditor të mëparshëm prej 122 infektimesh, i vendosur një ditë më parë.
Të premten, qeveria njoftoi se maskat tani do të jenë të detyrueshme edhe në ambientet e jashtme dhe lokalet do të duhet të mbyllen në orën 23:00 nga e hëna.
Ishulli me gjysmë milioni banorë ka parë rritje në mënyrë të qëndrueshme të rasteve të COVID-19 në javët e mëparshme, duke bërë që kryeministri Robert Abela të bëjë thirrje për zbatim më të rreptë të rregullave të shëndetit publik.
Më parë, maskat ishin të detyrueshme vetëm në vende të mbyllura publike, në transportin publik, dyqane dhe lokale./atsh/
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër