13 automjete të një kompanie taxi ndalohen në Leposaviq, po emigronin 52 sirian

12:19 | 18 Tetor 2020
L G

13 automjete të një kompanie taxi janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Leposaviq, në të cilat gjendeshin 52 emigrantë sirian.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 16 tetor rreth orës 19:20 dhe rasti është cilësuar “Kontrabandim me migrantë.

“Raportohet se nga njësitet policore janë ndaluar 13 automjete të një kompanie Taxi, në të cilat automjete gjendeshin gjithsejtë 52 emigrant nga Siria. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori dhe pasi janë intervistuar vozitësit në cilësinë e dëshmitarit janë liruar”, njofton policia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme