Autoritetet në Serbi kanë urdhëruar për mbajtjen e detyrueshme të maskave në çdo kohë jashtë shtëpisë.
Gjithashtu janë ndaluar tubimet publike dhe në Beograd është duke u përgatitur një arenë sportive për të akomoduar fluksin në rritje të pacientëve me simptoma të lehta të Covid-19, tha Darija Kisic Tepavcevic, një anëtar i stafit të qeverisë së krizave, transmeton portal arbresh.info
“Maskat duhet të vendosen kudo, përfshirë edhe ambientet e jashtme”, tha Kisic Tepavcevic.
Studimi zbulon se sa ditë i kalojnë njerëzit pa i larë maskat, pavarësisht këshillave mjekësore
Situata në Serbi është më e favorshme, në krahasim me vendet tjera të Europës, megjithatë qeveria ka marrë masa që të frenojë përhapjen e shpejtë të virusit.
Serbia deri më tani ka raportuar 35,454 raste dhe 770 vdekje, ndërsa vetëm ditën enjte janë raportuar 203 raste të reja me koronavirus.
Autoritetet thonë se përhapja e sëmundjes po rritet vazhdimisht për shkak të motit më të ftohtë, pasi edhe njerëzit janë duke qendruar në turma brenda ambienteve të mbyllura./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030