Google ADS

Azerbajxhani dhe Armenia shpallin armëpushim të ri

10:50 | 18 Tetor 2020
Arbresh.info

Javën e kaluar dy vendet ranë dakord për armëpushim që ushtria armene e shkeli para se të kalonin 24 orë nga marrëveshja.

Azerbajxhani dhe Armenia kanë rënë dakord për një armëpushim të ri duke filluar nga mesnata e së dielës sipas kohës lokale, i cili veçse ka hyrë në fuqi.

“Republika e Azerbajxhanit dhe Republika e Armenisë kanë rënë dakord për një armëpushim humanitar që nga 18 tetori, ora 00:00 sipas orës lokale”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit.

“Ky vendim u mor pas deklaratës së presidentëve të Republikës Franceze, Federatës Ruse dhe SHBA-së, që përfaqësojnë vendet bashkëkryesuese të grupit të Minskut të OSBE-së më 1 tetorit 2020, deklaratës së bashkëkryetarëve të grupi të Minskut të OSBE-së i 5 tetorit dhe në përputhje me Deklaratën e Moskës të 10 tetorit 2020”, thuhet gjithashtu në kumtesë.

Më 10 tetor, Baku dhe Jerevani ranë dakord për një armëpushim duke filluar në mesditë për të lejuar shkëmbimin e të burgosurve dhe tërheqjen e trupave të pajetë në Malësinë e Karabakut.

Para se të kalonin 24 orë pas marrëveshjes, ushtria armene kreu sulm raketor në Ganja, duke vrarë 10 vetë dhe duke plagosur 35 të tjerë.

Më 15 tetor, ai gjithashtu shënjestroi civilët që ndodheshin në një varrim në qytetin perëndimor Terter. Katër njerëz u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në sulm.

Më herët gjatë ditës së sotme, të paktën 13 civilë u vranë, duke përfshirë katër gra dhe tre të mitur, ndërsa pothuajse 50 të tjerë u plagosën, kur raketat armene goditën edhe një herë qytetin Ganja./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme