Delegacioni tregtar i Izraelit do të vizitojë për herë të parë Bahreinin

10:13 | 18 Tetor 2020
Arbresh.info

Netanyahu tha se një delegacion tregtar do të vizitojë sot për herë të parë Bahreinin dhe se delegacioni do të jetë i kryesuar nga kreu i institucionit të sigurisë kombëtare.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se një delegacion tregtar i vendit të tij sot do të qëndrojë për vizitë në Bahrein.

Netanyahu në një deklaratë nga zyra e tij tha se një delegacion tregtar do të vizitojë sot për herë të parë Bahreinin dhe se delegacioni do të jetë i kryesuar nga kreu i institucionit të sigurisë kombëtare, Meir Shabat.

Ai theksoi se delegacioni që do vizitojë Bahreinin në takimet me zyrtarët e nivelit të lartë të vendit dhe amerikanët do të diskutojnë çështjet për aviacionin, transportin, teknologjinë, industrinë, tregtinë, financat, turizmin, bujqësinë, marrëdhëniet diplomatike, shëndetësinë dhe kulturën.

“Gjatë vizitës krahas dokumentit lidhur me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve do të në nëshkruhet edhe një protokoll”, tha Netanyahu./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme