Ardian Bujupi vazhdon të jetë njëri nga artistët më të pëlqyer në estradën shqiptare.
Përkundër se jeton dhe vepron në Gjermani, ai tashmë ruan raporte mjaft të mira me këngëtarët shqiptarë, ndonëse ka prej atyre që i pëlqen më pak.
Ai së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, ndërsa është përballur me sfida të ndryshme.
I njëjti ishte përfshirë në sfidën ‘Paintball’, ku i duhej të zgjedhte mes personazheve të ndryshme nga pyetjet pikante që iu bënë. I pyetur se ‘këngët e cilit artist në tabelë nuk do i dëgjonte kurrë?’, Ardiani nuk ngurroi të thoshte emrin e këngëtares Samanta Karavella.
Kjo e fundit ishte artistja shqiptare që ‘goditi’ në ‘Paintball’, pavarësisht se deklaroi se nuk ka ndonjë problem me të.
Ardiani momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës së re të quajtur “Juliet”, të cilën e publikoi javën e kaluar.
Për vetëm pak ditë, kënga ka kaluar shifrën e 800 mijë klikimeve në YouTube.
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje