Në pamje të parë të jep përshtypjen se është fshat me probleme si të gjitha fshatrat e tjera në Kosovë.
Por me të hyrë në thellësi të tij, vërehet ndryshimi.
Bëhet fjalë për fshatin Magure të komunës së Lipjanit.
Rrugëve rrallë mund të takosh ndonjë banorë vendas.
E ata që i takon kanë fjalët e njëjta.
“Jemi lodhur nga kjo gjendje dhe nuk po ndihemi të sigurt”, këto janë fjalët e para që i dëgjon nga çdo banorë, të cilët lodhjen nga problemet ekonomike po ja shtojnë edhe personat e vendeve të ndryshëm të cilët e kanë bërë cak këtë fshat.
Emigrantë nga lindja tashmë kanë gjetur strehë rragëve dhe objekteve të pabanuar në këtë pjesë.
Thyerje, vjedhje e tentime për dhunim janë vetëm disa nga problemet të cilët po ju shkaktojnë këta persona pa identitet.
Kryetari i këtij fshati, Milaim Metaj, ka treguar për arbresh.info, se shkaku i qëndrimit të emigrantëve në këtë pjesë, banorët kanë frik të qarkullojnë jo vetëm natën, por edhe gjatë ditës.
Këta persona pa identitet kanë tentuar të dhunojnë edhe seksualisht femra të mitura të këtij fshati.
Kështu e vazhdon rrëfimin Metaj duke folur për torturën që po e kalojnë.
“Shqetësimet janë të mëdha këtu është gabim vendosja e kampit afër shkollës. Kjo është shqetësim për neve. Këta po vjedhin kjo është shqetësues po flenë ka mos. Është një xhami shumë e vjetër të cilën e kanë shkatërrua. Flenë aty, kanë gjetur shiringa aty. Po vjedhin po thyejnë dyqane. Gjithmonë frikohemi prej tyre”.
E objektet e zbrazura të fshatit janë kthyer në çerdhet për marrjen e lëndëve narkotike nga emigrantet.
Nga to nuk janë duke shpëtuar as objektet fetare, vazhdon Metaj.
“Ma herët i kanë marr një pjesë që rrinë në rrugë i ka marr njësia speciale pas kërkesës sonë. Dy, tri raste dy vajza të mitura kanë dal deri në barnatore dhe kanë dashtë mi dhunua këta sirianët, veç fati që kanë qellu kalimtarët dhe i kanë pengua. Është gabim dhe Qeveria duhet të na e hekë atë kamp, është afër shkollës, ambulantes e qendrës së fshatit. Kërkojmë të na e hekën këtë kamp, pasi s’po mundemi me jetu këtu. Këta vjedhin tonë kohën, jemi shumë të shqetësuar. Ishalla na run Zoti, se ka një numër të madh të nxënësve afër atij kampi ishalla s’na ndodh ndonjë gjë më e keqe”.
Për probleme të shumta ankohet edhe banori tjetër Xhevdeti.
“Boll po kemi problem me ta, po haliten, po vjedhin, po plaçkitin, kanë vjedh nëpër shpija, jemi ankua në Polici po policia po i qojnë në Gjykata, ata po i lëshojnë. Po kemi shumë problem me ta”.
Arsyeja e ardhjes se emigrantëve në këtë fshat është objekti ku emigrantët kërkojnë azil në Kosovë.
Ky objekt që është qendër e strehimit, është i vendosur në mes të fshatit afër shkollës fillore.
E pikërisht vendosja e tij aferë shtëpive e shkollës po është shkaktar i problemeve të shumta.
Ndonëse është vendi për strehimin tyre, disa nga emigrantëve preferojnë qëndrimin rrugëve në vend se të vendosen në strehimore./V.Selimi/arbresh.info/
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...