6 mendime të rrezikshme që duhet t’i fshini tani nga mendja

23:09 | 17 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Ndonjëherë janë mendimet ato që dëmtojnë seriozisht shëndetin tonë mendor dhe rrjedhimisht vetëbesimin

Është shumë e rëndësishme të marrim fuqinë e mjaftueshme për t’i kontrolluar dhe selektuar vetëm ato që na shërbejnë.

Ka mendime aq toksike, sa s’bëjnë gjë tjetër veçse përkeqësojnë situatat e përditshme të jetës sonë. Pasi t’i keni zbuluar cilat janë, mbajini sa më larg trurit!

  1. Mendoni në ekstrem

Përveç të bardhës dhe të zezës, kujto që ka dhe ngjyra!

  1. I analizoni gjërat më shumë seç duhet!

Kujto se gjërat janë të thjeshta, je ti që po i vështirëson.

  1. Nuk e pranoni reagimin pozitiv!

Ndihesh gjithnjë sikur s’e meriton! Çliroje veten nga kjo ide dhe në vend të saj, besoji komplimentit që sapo t’u bë.

  1. Lini emocionet të vendosin për ju

Duke menduar nën presionin e ankthit, e çoni veten drejt një vendimi të gabuar. Përballuni me frikën dhe shihni ç’është më e keqja që mund të ndodhë.

  1. I përdor shumë fjalët “duhet”, “se s’bën”, “jam e detyruar”

Në vend të tyre thuaj “unë mundem” dhe “dua”.

  1. Del shpejt në përfundime

Përpiqu të mos paragjykosh dhe të mos krijosh ato skenaret e famshme që bën zakonisht. Çliroje veten!/tch/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme