Tiranë, 709 persona të gjobitur për mos mbajtjen e maskës

22:03 | 17 Tetor 2020
Arditë Shkodra

Gjobat e vendosura për mosmbajtjen e maskave deri në në orën 20 të mbrëmjes së sotme kanë shkuar në 709.

Ndërkohë Policia e Shtetit njofton se ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe monitorimin e masave anticovid, të cilat parandalojnë përhapjen e këtij virusi.

Deri më tani numri i gjobave të vendosura është si vijon: Tiranë 209, Durrës 105, Fier 44, Vlorë 36, Elbasan 68, Berat 36, Korçë 48, Shkodër 53, Kukës 17, Lezhë 16, Gjirokastër 42, Dibër 35.

Të ngjashme