Mbrojtësi holandez, Virgil van Dijk, ka pasur një duel të tmerrshëm me portierin e Everton, Jordan Pickford në “Derbin e Merseyside”, ku iu desh ta lërë lojë dhe të zëvendësohet me Joe Gomez.
Ndërhyrja e portierit Pickford ishte e rëndë dhe me gërshërë, duke e rrëzuar Van Dijkun, por VAR nuk vendosi për karton të kuq, pavarësisht ndërhyrjes.
Sipas gazetarit beIN Sports, Richard Keys, mbrojtësi ka pësuar një nga dëmtimet shumë të keq dhe mund t’i mungojë Liverpoolit shtatë deri në tetë muaj.
Deri tani nuk ka asnjë fjalë zyrtare nga Liverpooli për dëmtimin e Van Dijk, por Jurgen Klopp tha se gjendja “nuk duket mirë” kur u pyet për gjendjen e tij pas ndeshjes.
“Ishte një penallti e qartë dhe pastaj pamë që flamuri u ngrit. Mendova se ata do të shikonin akoma për faullin por kjo nuk ndodhi”.
“Unë nuk dua të them se Jordan Pickford dëshironte ta bënte atë ndërhyrje”, ka thënë Klopp, sipas BBC .
Nëse lajmi është me të vërtetë i vërtetë, do të ishte një goditje e madhe për kampionët e Ligës Premier. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...