Drenica ka fituar me rezultat 1-0 në udhëtim te Llapi në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës.
Llapjanët e filluan mjaftë mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Savas që kishte dy mundësi të mira, mirëpo portieri Arion Ymeri ishte në vend.
Një rast ideal për vendasit e kishte edhe Mentor Zhdrella në minutën e 44-të që gjuajti me kokë, mirëpo topi përfundoi jashtë portës.
Ahmed Januzi shpërdoroi një rast të sigurt, teksa i vetëm me Arion Ymeri dështoi të realizojë, pasi që goditja e tij ndalet nga ‘gardiani’ mysafir.
Drenica më pas mori takimin në duart e tyre dhe shënoi në minutën e 54-të me anë të Hysen Tahirit që me një goditje jashtë zonës, realizoi një gol të bukur.
Llapi tentoi që me disa zëvendësime të merrte së paku një pikë, mirëpo nuk ia doli.
Pas javës së gjashtë, Drenica gjendet në vendin e gjashtë me tetë pikë, derisa Llapi në të fundit me një sosh. /Telegrafi/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...