Ministrja Dumoshi me gjithë kabinetin shkon për ngushëllim tek familja Arifaj

15:01 | 17 Tetor 2020
Arbresh.info

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi me gjithë kabinetin e saj ka shkuar për të ngushëlluar familjen Arifaj.

Pas varrimit të dy fëmijëve Hasan e Blerian që humbën jetën tragjikisht në Gjermani, familja ka hapur të pamet, shkruan portali arbresh.info

Për krye shëndosh Arifaj do të presin njerëzit për dy ditë.

Kujtojmë se mëngjesin e së martës, mbarë opinioni shqiptar u trondit kur mori lajmin se 17 dhe 13 vjeçari u goditën për vdekje nga treni në Gjermani./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme