Google ADS

Rrihen mes vete me boks të hekurt, arrestohen dy persona

12:43 | 17 Tetor 2020
Arbresh.info

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë në Podujevë, pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete duke i shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit, shkruan portali arbresh.info

Nga të dyshuarit ishin përdorur një revole jo funksionale dhe një boks i hekurit. Njësitë policore kanë konfiskuar një armë (revole) ndërsa boksi i hekurit që dyshohet se është përdorur nuk është gjetur.

Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme