Pak momente pas vrasjes së biznesmenit himariot para një supermarketi në Himarë, Niko Goro, 51-vjeç, ku mbeti e plagosur edhe motra e tij, është arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes.
Brenda mjetit tip “Volsëagen” u gjet edhe një armë kallashnikov që dyshohet se u përdor në vrasjen e biznesmenit të ndërtimit në Himarë.
Policia tha se është ndalur në Livadhë edhe një person, i dyshuar si autor i krimit.
Kliti Leka, 53-vjeç, banues në Tiranë, është ndalur nga policia, si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit.
Mësohet se Kliti Leka deklaroi në momentin e parë të arrestimit nga policia se i kishte shitur tokën biznesmenit Goro, por sipas tij, ai nuk i kishte dhënë paratë.
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...