Gastronomia e kësaj stine, lidhet padiskutim me prodhimet e shijshme të fruta-perimeve të vjeshtës.
Ato na ndihmojnë të jemi të shëndetshëm dhe të ruajmë temperaturën e trupit, ndërsa moti ftohet.
1. Mollët. Përveç se të shijshme ato janë të pasura me antioksidantë, veçanërisht me vitaminë C e cila ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe zvogëlon rrezikun e kancerit. Gjithashtu, ato janë të pasura me pektinë e cila zvogëlon shansin e sëmundjeve kardiovaskulare.
2. Kungujt. Kungulli i verdhë është një burim i shkëlqyer i vitaminës A. Gjithashtu përmban fitosterole të cilat luftojnë kolesterolin e keq si dhe beta-karoten i cili lufton radikalet e tjera.
3. Lakrat e Brukselit. Kjo perime jeshile mund të mos preferohet për t’u gatuar por është një burim i shkëlqyer hekuri, i cili ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut si dhe vitaminë K e cila ndihmon në shëndetin e kockave. Këto lakra të vogla përmbajnë edhe vitaminë C e cila forcon sistemin imunitar.
4. Fiqtë. Janë burim i shkëlqyer fibrash të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit, rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak, parandalojnë kapsllëkun dhe ju japin ndjesinë e ngopjes, duke luftuar urinë. Janë të pasur gjithashtu me kalium, i cili ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut.
5. Lulelakra. Mos u zhgënjeni nga ngjyra; kjo perime e bardhë ka po aq vlera sa dhe perimet me gjethe jeshile të errët. Është burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe K e cila rregullon reagimin inflamator. Gjithashtu është thelbësore për çdo grua, pasi përmirëson mënyrën e të menduarit dhe të konceptuarit duke parandaluar çrregullimet nervore.
6. Panxharët e kuq. Janë perime që nuk duhet t’i mungojnë stinës. Ato përmbajnë një fitonutrient që quhet belatain dhe ka veti antioksidante dhe antiinflamatore. Gjithashtu janë të pasur me folate, kalium dhe mangan i cili ndihmon në absorbimin dhe kalciumit dhe koagulimin e gjakut.
7. Dardhët. Janë një burim i mirë fibrash të cilat ndihmojnë kontrollin e sheqernave në gjak dhe në uljen e kolesterolit. Gjithashtu përmban vitaminë C si dhe bor, i cili ndihmon trupin të ruajë kalciumin.
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...
Hoteli në Prishtinë vjedh 21,000 euro energji elektrike, KED...