Të moshuarit këtë vend e kishin për tu takuar me miqtë e tyre.
Por, që tetë muaj janë të mbyllura, qëndrimet ditore për të moshuarit.
Përhapja e pandemisë Covid-19, bëri që të mbyllen e që nuk dihet se kur do të hapen.
Dren Kukaj, Drejtor i Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës në një prononcim për arbresh.info thotë se nuk kanë pasur guxim që si komunë t’i hapin për shkak se të moshuarit janë më të rrezikuarit nga Covid-19.
“Që nga marsi ato qëndrojnë të mbyllura, ndoshta nuk e kemi pasur edhe guximin që t’i hapim, jemi ndjerë më shumë përgjegjës, për shkak se aty qarkullojnë njerëz të moshuar. Dihet se të moshuarit janë ndër më të prekurit”, tha Kukaj.
Ai thotë se për të marrë vendim për hapjen e tyre do të jenë në kontakt me IKSHPK-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë.
“Nuk kemi ende ndonjë vendim se kur do t’i hapim, po shohim se çfarë do të ndodhë me pandeminë, sepse qeveria mund të marrë masa edhe më rigoroze. Nëse do i hapim, këtë do ta bëjmë në bashkëpunim me IKSHPK-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë”, tha Kukaj.
Përveç tri qendrave të cilat funksionojnë ende para pandemisë, Kukaj thotë se janë edhe dy të tjera.
“Në Prishtinë janë gjithsej katër, njëra është bërë gati gjatë kohës së pandemisë dhe nuk kemi arritë ta hapim asnjëherë. Dhe të pestën jemi duke e hapur në Gërmi”, tha Kukaj./E.Haxhiu/arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...