Tri raste me COVID-19 janë konfirmuar te Torino.
Skuadra nga Serie A, përmes një komunikate ka bërë të ditur se pas testeve të zakonshme për COVID-19, tre anëtarë të klubit kanë dalë pozitivë, pa dhënë emra.
“Torino njofton se tri raste pozitive u gjeten në testet e zakonshme për zbulim e COVID-19. Një lojtar i ekipit të parë dhe dy anëtarë të stafit”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.
“Anëtarët në fjalë, plotësisht asimptomatikë, tashmë janë në izolim. Torino do të vazhdojë të ndjekë të gjithë procedurën e parashikuar nga protokollet shëndetësore”.
Kujtojmë se pjesë e Torinos janë dy futbollistët e Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani dhe Mërgim Vojvoda.
Kjo dyshe ka qenë e grumbulluar te Kosova në ndeshjet e tetorit.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele