Ushtria e Maqedonisë me mision të parë si anëtare e NATO-së

09:38 | 17 Tetor 2020
Arbresh.info

Nga sot, Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për herë të parë me 44 anëtarë të saj, do të marrë pjesë në një mision si vendi i 30-të anëtar i NATO-s.

Anëtarët e URMV-së do të shkojnë në KFOR-in në Kosovë dhe rotacioni i parë përbëhet nga oficerë të shtabit dhe një togë sigurie, të cilët do të vendosen në komandën kryesore të misionit dhe komandën “Perëndim”.

Me rastin e largimit të tyre, sot në kazermën “Ilinden” në Shkup, do të mbahet një ceremoni ushtarake.

Për këtë mision, pjesëtarët e Ushtrisë kaluan procesin e nevojshëm të stërvitjes, përgatitjes dhe përzgjedhjes, për të kryer detyrat që ata presin gjatë misionit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme