Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka reaguar pasi pesë kosovarë kanë humbur jetën brenda kësaj jave në Gjermani si pasojë e aksidenteve tragjike.
Bëhet fjalë për dy vëllezërit nga Deçani të cilët u goditën për vdekje nga një tren derisa po shkonin në shkollë, derisa të premten mbrëma në një aksident automobilistik kanë mbetur të vdekur edhe 3 kosovarë të tjerë të cilët po udhëtonin nga Gjermania për në Zvicër.
Ambasada kosovare në Gjermani ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe ka treguar se është në kontakt me autoritetet gjermane për sqarimin e rrethanave të dy aksidenteve, shkruan Express
“Në Gjermani kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të rënda pesë bashkatdhetarë.
Ambasada e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe njofton që në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë është në kontakt të afërt me autoritetet gjermane për sqarimin e rrethanave të aksidenteve në Bruckerg të Bavarisë ku humbën jetën dy vëllezër dhe Meersburg të Baden-Württemberg ku sot kanë humbur jetën edhe tre shqiptarë nga Kosova gjatë udhëtimit për Zvicër”, thuhet në reagimin e Ambasadës.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...