Albert Krasniqi nga Demokracia Plus po i sheh si të mira vendimet e kryeministrit Avdullah Hoti për lirimin nga detyra të tre drejtorëve të institucioneve kryesore në vend, atë të Policisë së Kosovës, ATK-së dhe Doganës.
Por, e mirë do të jetë nëse këto shkarkime nuk bëhen për emërime të reja partiake duke e vazhduar praktikën e deritanishme të partive që ishin në pushtet, njofton Klan Kosova.
“Njoftimet që u bënë për këto shkarkime nga Zyra e Kryeministrit ishin të mangëta sepse s’tregonin detaje për këtë vendim. Nëse performanca e tyre ishte e dobët bëri që Hoti të merr vendim njëherazi për të tre pa treguar detajisht mund të ndikojë edhe në vetë karrierën e tyre dhe do ta kenë më të vështirë që të kenë një karrierë në institucione publike. Prandaj, nuk duhet t’iu hyhet në hak dhe duhet të bindet vetë publiku për arsyet e shkarkimit, e sidomos partitë opozitare. Qeveria në ditët në vijim duhet të jetë më transparente në këtë proces”.
Krasniqi tha se këto institucione janë konsideruar si të kapura nga partitë politike dhe është sukses shkarkimi i krerëve për të shkëputur lidhjet partiake.
“Këto tri institucione janë konsideruar si institucione të kapura nga partitë politike, e sidomos nga PDK-ja, që është parti që ka qenë më gjatë në pushtet dhe ka pasë ndikim mbi emërimet e këtyre udhëheqësve të institucioneve, të cilët më pas kanë ndikuar edhe në vartësit e tyre. Për shembull në Doganë inspektorët që janë zgjedhur, një pjesë e madhe e tyre, kanë qenë të lidhur direkt me parti politike, ose në krye të tyre ka pasë edhe themelues të degëve të partive politike”.
“Mund të jetë edhe sukses në rast se emërimet që do të pasohen do të jenë profesionistë dhe jo në baza partiake. Mund të themi se janë veprime të mira të Qeverisë për të bërë çkapjen e shtetit. Një e mirë është se emërimet si ushtrues detyre janë nga brenda institucionit dhe jo nga jashtë”.
Nëse nga këto shkarkime u prekën partitë e koalicionit, a mund të ketë prishje mes partnerëve?
“Pamë reagime të PDK-së dhe jo të partive të tjera, qoftë pozitë apo opozitë. Ky është një sinjal që këta persona ka qenë të lidhur me PDK-në dhe po ndjehet e kërcënuar nga këto emërime”.
Krasniqi nuk beson se këto vendime janë marrë për hakmarrjen e arrestimit të nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, për shkak se Policia nuk është ajo që i merr vendimet, por është Prokuroria dhe Gjyakta, ndërsa ajo i ekzekuton.
“Shkarkimi i figurave të larta është një trend që prej dërgimit në opozitë të PDK-së. Sa më gjatë të jetë PDK në opozitë do të ketë zëvendësime të figurave të PDK-së dhe partive të tjera që kanë qenë më gjatë në pushtet. Edhe pse ajo çkapja e shtetit mund të mos jetë kuptimplotë, për të paktën do të ketë edhe zëvendësime duke mos lejuar që një parti politike të dominojë dhe të kontrollojë të gjithë sektorët që rregullojnë funksionimin e shtetit. Besoj që në ditët e ardhshme do të ketë edhe shkarkime të tilla të niveleve të larta. Do të presim emërime që do të bëhen dhe kjo do të jetë më e rëndësishme sesa vetë shkarkimet. Nëse shkarkimi bëhet për të emëruar dikë politik që është i lidhur me LDK-në apo ,e partitë tjera në koalicion atëherë do të vazhdonte praktikën e njëjtë. Ky është një hap i mirë për të shkuar drejt çkapjes së shtetit”.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...