Google ADS

Izraeli ua ndalon palestinezëve hyrjen në Xhaminë Al-Aksa

23:57 | 16 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Policia izraelite për javën e 4-të radhazi ndaloi palestinezët nga jashtë qytetit të vjetër të Kudsit për të hyrë në Xhaminë Al-Aksa për të falur namazin e xhumasë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia izraelite e justifikoi masën si pjesë e bllokimit të plotë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Dëshmitarët okularë për AA thanë se vetëm banorët e qytetit të vjetër të Kudsit lejoheshin të hynë në xhami.

Masat kufizuese izraelite parandalojnë njerëzit që të lëvizin më shumë se një kilometër nga shtëpitë e tyre.

Gjatë periudhës së pandemisë të koronavirusit, më shumë se 10 mijë besimtarë falin namazin e xhumasë në Xhaminë Al-Aksa, ndërsa para pandemisë numri ishte më shumë se 50 mijë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme