Ylli botëror, Dua Lipa ka reaguar pas lajmeve se policia ia ndërpreu xhirimet e klipit në Londër.
Mediet e huaja gjatë ditës së sotme kanë shkruar se artistja i theu rregullat e caktuara kundër pandemisë COVID-19, andaj ka ndërhyrë policia gjatë xhirimeve duke i ndërprerë ato, shkruan portali arbresh.info
Në artikullin e “The Sun” thuhet se qytetarët e vendit ku po xhironte Duas ishin ankuar pasi panë ekipin që po xhironte pa i respektuar masat.
Qytetarët që u cituan në atë artikull, kishin thënë se nuk është respektuar fare distanca shoqërore dhe rregullat e tjera.
“Njerëzit në zonë po respektojnë ligjin, kështu që të shihje hapur një yll të pop-it që ishte duke i thyer ishte një formë e dobët. Dikush thirri policinë”, kishte deklaruar një qytetar.
Pas gjithë këtyre, Dua Lipa ka reaguar me anë të një postimi të gjatë, duke e demantuar këtë lajm. /arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës