Gashi i LDK-së e quan të dëmshme thirrjen e Kurtit për të votuar Bidenin

21:48 | 16 Tetor 2020
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi e ka quajtur deklaratë të dëmshme thirrjen e kryetarit të VV’së Albin Kurti drejtuar shqiptaro-amerikanëve për të votuar Joe Bidenin në zgjedhjet e 3 nëntorit në ShBA.

Gashi ka thënë se deklarimi i Kurtit përbënë ndërhyrje në punët e brendshme të ShBA-së.

“Deklarimi i ish-kryeministrit për zgjedhjet në SHBA përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik. Dëmi do të jete disadimensional”, ka shkruar Gashi.

Sot gjatë ditës kreu i VV’së, Albin Kurti me anë të një video-mesazhi në gjuhën angleze u ka bërë thirrje shqiptaro-amerikanëve që të votojnë për kandidatin demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në ShBA.

Deklarimi i ish-kryeministrit për zgjedhjet në SHBA përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik.
Dëmi do të jete disadimensional!

Posted by Arben Gashi on Friday, 16 October 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme