Klubi ka aktivizuar zgjatjen edhe për një vit më shumë për ta mbajtur kështu lojtarin në klub deri në verën e vitit 2022
Manchester United ka aktivizuar një klauzolë të kontratës së Paul Pogbas një javë pasi mesfushori foli për një kalim të Real Madridi.
Marrëveshja e francezit përfundonte në qershorin e vitit 2021 dhe Goal ka konfirmim nga klubi ka shfrytëzuar një klauzolë që lejonte që lojtari të rrinte aty edhe një vit më shumë, duke e lënë atë në Angli s’paku deri në vitin 2022.
Pogba tha snë verë se “ka ardhur momenti që të kërkojë sfida të reja në ndonjë klub tjetër” dhe ky klub vazhdimisht është thënë se është Real Madridi.
“Shumë gjëra thihen. Natyrisht, çdo futbollist do të dëshironte që të luante për Real Madridin, është një ëndërr e tyre. Është edhe ëndërr e imja, kështu që pse jo një ditë të luajë atje?”, ka thënë ai në një intervistë për media sa ishte i grumbulluar me Kombëtaren.
Solskjaer i është përgjigjur këtyre komente sot në konferencë për shtyp duke aluduar në atë se do ta aktivizojnë opsionin për zgjatje edhe një vit të marrëveshjes se Pogbas.
“Paul është lojtar i joni, ai do të jetë këtu edhe për dy vite tjera”, tha Solskjaer. “Jam i sigurt që Paul është i fokusuar dhe do ta bëjë më të mirën për ne dhe ne dëshirojmë që ta shohim më të mirën për Paul dhe jam i sigurt që ai do ta jep më të mirën e tij për këto dy vite”. /GazetaExpress/
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës