Ylli botëror, Rita Ora u pa në orët e vona në shoqëri të reperit të famshëm.
Chris Brown të mërkurën mbrëma u pa në shoqëri me ish-të dashurën Ammika Harris dhe djalin e tyre të vogël Aeko, shkruan Daily Mail, përcjell portali arbresh.info
Ata u takuan me Rita Oran, para se të dilnin ndaras nga një lokal në Londër dhe të niseshin për në shtëpitë e tyre.
Por diçka që tërhoqi vëmendjen e mediave rozë ishte paraqitja 29 vjeçares , e cila e mbuloi fytyrën e saj menjëherë teksa u ngjit në pjesën e pasme të veturës së saj.
Rita e mbuloi krejtësisht fytyrën e saj me në xhaketë të zezë ku mezi njihej.
Në përputhje me udhëzimet e organizatave botërore të shëndetësisë për shkak të pandemisë, edhe Chris mbuloi fytyrën me maskë mbrojtëse teksa po kalonte rrugën bashkë me djalin Aeko në krahë. /arbresh.info/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte