Google ADS

Këngëtari i njohur: Covid-19 më paralizoi përkohësisht

18:20 | 16 Tetor 2020
A. B.

Këngëtari i njohur, Christopher Cross ka folur rreth periudhës sa ishte i infektuar me Covid-19, i cili gati ia mori jetën,

Në një intervistë që do të transmetohet këtë fundjavë në “CBS Sunday Morning”, 69-vjeçari tregoi se bashkë me të dashurën e tij ishin në gjende shumë të keqe kur u infektuan me virus, shkruan CNN, përcjell portali arbresh.info

Sipas Cross çifti rezultuan pozitivë pasi u kthyen nga një udhëtim në Meksikë.

Cross tha se mjekët e diagnostikuan atë me sindromën Guillain-Barre, një çrregullim i rrallë neurologjik në të cilin sistemi imunitar sulmon nervat, për të cilët ata besonin se ishte shkaktuar nga COVID-19.

“Ishin 10 ditët më të këqija të jetës sime”, tha Cross. “Unë nuk mund të ecja, mezi mund të lëvizja. Kjo ishte sigurisht koha më e errët për mua, e dini? Ishte vërtet prekëse dhe e vështirë”.

“Unë nuk jam një njeri shumë i famshëm, por është e rëndësishme që njerëzit të dinë që ju mund të infektoheni me këtë sëmundje”.

Cross tha se ai vazhdon të luftojë për t’u rikuperuar dhe shtoi se të folurit dhe kujtesa e tij janë prekur, fillimisht kishte ecur me karrocë, ndërsa tani me paterica. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme