Problemet te Manchester City nuk kanë të ndalur.
Mesfushori belgm Kevin De Bruyne, tërhiqej nga skuadra kombëtare e Belgjikës, pas një dëmtimi gjatë grumbullimit për Ligën e Kombeve.
Pep Guardiola ka konfirmuar se lojtari nuk do të jetë gati për minutat kundër Arsenal.
Gjithsesi, lehtësime vijnë rreth Sergio Aguero, i cili ndaj Arsenal mund të shënojë rikthimin e tij.
“Për fat të keq, De Bruyne është jashtë, por pjesa tjetër e skuadrës janë kthyer mirë”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.
“Nuk besoj të jetë dëmtim serioz, por ndeshja e radhës e gjenë jashtë. Do të shohim”, shtoi katalani.
Tutje, trajneri i Man City ka folur edhe për Sergio Aguero.
“Ai është stërvitur mirë dhe jemi të lumtur. Kemi nevojë për një sulmues”, ishin fjalët e Guardiola.
Manchester City do të ketë një test mjaft të vështirë në Premierligë këtë fundjavë, kur luan kundër Arsenal, pas një starti aspak të mirë në ndeshjet e para.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...