Me 265 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 29.870.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, tha se në vend janë shënuar 4.552 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 522.387.
Lari shtoi se 4.684 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 420.910.
Ajo më tej informoi se deri tani në vend janë kryer gjithsej 4.454.570 teste.
Lari vuri në dukje se 30 nga 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq” dhe të “rrezikshëm”.
Për shkak të rritjes së rasteve në kryeqytetin Teheran, në rajonet Qom, Qazvin dhe Elborz u riimponuan sërish kufizime. Ndërkohë, nga nesër deri të shtunën janë ndaluar hyrjet dhe daljet në qytetet Teheran, Karaj, Isfahan, Mashhad dhe Urmia./AA/
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...