Nën masat të mbrojtjes kundër pandemisë Covid-19, iu dha lamtumira e fundit dy vëllezërve deçanas që u goditën ditë më parë, për vdekje nga treni në një qytet të Gjermanisë.
Me ceremoni fetare i’u dha lamtumira e fundit dy vëllezërve, Hasanit dhe Blerionit, me pas u recituan edhe poezi për mërgatën kosovare.
Përfaqësuesi i mërgatës nga Deçani, Xhemajl Hoxhaj përshkruan djemtë e vdekur.
“E vështirë, e rëndë, e pikëlluese ndarja fizike e juve. Nuk kam fjalë të përshkruaj këtë ndjenjë. Do të ju kujtojmë gjithmonë edhe në ditëlindjet e juve. Ju nuk keni vdekur jeni të gjallë për neve”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj, përmendi edhe një rast kur djali i Arif Arifaj, Hasani i kishte thënë që “ah shumë e ke dashur babai tëndë që ma ke vendosur mua emrin e babës tënd. Unë jam krenar për këtë emër.
Trupat e pajetë të 13 vjeçarit dhe 17 vjeçarit mbrëmë kanë mbërritur për në Kosovë, ndërsa varrimi është bërë gjatë ditës së sotme në varrezat e fshatit Ratishe, raporton arbresh.info.
Varrimi i dy vëllezërve është bërë sot në ora 15.00.
Në varrimin e dy vëllezërve të pranishëm u panë edhe Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, zëvendës kryeministri Besnik Tahiri dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj.
I pranishëm ishte për ta nderuar edhe ish-pjestari i UÇK-së, Muhamed R.Kuka.
Babai i dy viktimave, Arif Arifaj, gjatë ditës së djeshme është deklaruar për arbresh.info, se për sjelljen e trupave të djemve të tij në Kosovë, janë përkujdesur dy shtetet, ai i Kosovës dhe shteti i Gjermanisë.
“Për ardhjen e kufomave është kujdesur edhe shteti i Kosovës dhe ai i Gjermanisë, ku e menjëhershëm ka qenë konsullata e Kosovës atje, e nuk kemi pasur as problem në dokumente. Kufomat kanë mbërritur diku rreth orës 17:00 në aeroportin e Prishtinës”, ka thënë ai për arbresh.info.
Ndërsa, bëjmë të ditur se së bashkë me viktimat ishte edhe vëllai i tyre 14 vjeçar, i cili fatmirësisht shpëtoi mrekullisht nga aksidenti tragjik që tronditi vendin. Ndryshe, detaje se si ka ndodhur rasti ka dhënë edhe Policia e Gjermanisë./Arbresh.info/
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...