Sllovakia ka shënuar më shumë se 2 mijë raste ditore për herë të parë të premtën, duke bërë vendin e parë në Evropë me më së shumti të infektuar për një kohë të shkurtër.
Vendi i Evropës qendrore ishte një ndër shtetet më të suksesshme në luftën kundër pandemisë COVID-19. Por si e gjithë Evropa edhe Sllovakia është duke u ballafaquar me një valë të dytë të të infektuarve.
Arbresh.info transmeton se Ministria e Shëndetësisë nuk ka në plan një mbyllje tjetër të vendit.
Ministria e Shëndetësisë ka shënuar 2,075 raste të reja duke rritur numrin e përgjithshëm në 26,300 raste dhe 71 viktima. Ne Sllovaki gjithsej 7,182 persona janë shëruar nga koronavirusi, shkruan The Guardian./arbresh.info/
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje