Luiz Felipe Scolari është rikthyer në pankinë, pasi ditën e djeshme ka firmosur një kontratë dy vjeçare me klubin e mirënjohur Brazilian Cruzeiro.
Këta të fundit militojnë në Serinë B braziliane dhe renditen në vendin e parafundit, ndaj vendosën të shkarkojnë trajnerin Ney Franco për t’ia besuar bankinën Scolarit.
Ish trajneri i Brazilit ka firmosur me klubin nga Belo Horizonte deri në verën e 2022-shit, ndërsa më pas i është premtuar qëndrimi në skuadër, por me një rol drejtues, çka ka joshur jo pak teknikun 72-vjeçar, shkruan lajmi.net
Luiz Felipe Scolari ka fituar Kupën e Botës me Brazilin në 2002-shin dhe është i dyti në Europë e i katërti në botë me Portugalinë, në vitet 2004 dhe 2006, ndërsa në nivel klubesh ka drejtuar emra të njohur si Gremio, Palmeiras, etj.
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...