Izraeli fillon lehtësimin masave pas rënies së numrit të të infektuarve

13:32 | 16 Tetor 2020
Arbresh.info

Qeveria e Izraelit është pajtuar për largimin e masave një mujore kundër koronavirusit, pas rënies së numrit të të infektuarve.

Nga dita e diele, izraelitët mund të udhëtojnë më larg se 1km nga shtëpitë e tyre për udhëtime jo esenciale, fëmijët mund të kthehen në çerdhe dhe parashkollor, restaurantet do të  hapen por vetëm me shërbimin “Take aëay”.

Qytetarët mund të vizitojnë plazhet dhe parqet, transmeton arbresh.info

Izolimi i dytë ka filluar më 18 shtator, pas rritjes së numrit të rasteve dhe të viktimave.

Në fillim të shtatorit numri i rasteve të konfirmuara ishte afro 9,000 raste ditore, kurse momentalisht numri i rasteve ditore është nën 2,000, shkruan BBC./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme