Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim dekanin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Avni Puka, me të cilin ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve.
Nëpërmjet këtij memorandumi hapet rruga për bashkëpunim profesional ndërmjet trupave punuese të Kuvendit dhe Fakultetit Juridik, shkruan Arbresh.info.
Nënshkrimin e memorandumit, kryetarja Osmani e vlerësoi të rëndësishëm për Kuvendin, pasi që sipas saj, ky institucion ka nevojë për hulumtime në disa fusha, ndaj për këtë çështje do të kenë mundësi të përdoren ekspertët e Fakultetit Juridik.
“Përderisa Kuvendi ka nevojë shumë për hulumtime në shumë fusha, tanimë e kemi bashkëpunimin e drejtpërdrejtë dhe nuk i kemi problemet me të cilat jemi ballafaquar në të kaluarën, kur, nëse kemi dashur ta angazhojmë një profesor të një fushe të caktuar, është dashur që nëpërmjet OJQ-ve t’u bëjmë thirrje atyre që të angazhohen në këto hulumtime të Kuvendit të Kosovës”, tha Osmani.
Sipas kryetares Osmani, Memorandumi e krijon bazën që në të gjitha këto komunikime dhe këto kërkesa të jenë drejtpërdrejt kuadrot e Fakultetit Juridik.
Nga ana tjetër dekani i Fakultetit Juridik, Avni Puka, tha se nëpërmjet një marrëveshjeje si kjo, mundësohet që ekspertiza e Fakultetit Juridik t’i ofrohet Kuvendit dhe njëkohësisht të ketë aktivitete të përbashkëta në mes të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe këtij fakulteti. /Arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...