Google ADS

Edita Tahiri i reagon Lajçakut pas deklaratave për Kushtetutën e Kosovës në Beograd

12:18 | 16 Tetor 2020
V. S.

Ish-kryenegociatroja, Edita Tahiri, i ka reagaur emisarit të BE’së për dialogun, Miroslav Lajcak, duke i thënë se porta dalëse drejt marrëveshjes finale është që Serbi të ndryshojë kushtetutën e vet duke hequr Republikën e Kosovës nga preambula.

“Pas vizitës së fundit të Lajcak në Kosovë dhe Serbi, mesazhi im është që pika e nisjes drejt marrëveshjes finale është që Serbia të ndryshojë kushtetutën e saj duke hequr Kosovën nga aty. Po flas në kapacitetin e ish-shefes së negociatave për 7 vite”, ka shkruar Tahiri.

Ky reagim i ish-ministres vjen pas deklaratave që Lajcak ka bërë sot në Beograd në kërkesë e sipër për Kosovën që të themelojë Asociacionin, duke thënë se Kushtetuta mund të ndryshohet dhe se nuk është Bibël.

25 takimet e Lajçakut në Kosovë| Gjithçka çfarë u diskutua në takime

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme