Google ADS

Petkoviq në takim me Lajçakun: Asociacioni të formohet menjëherë

12:02 | 16 Tetor 2020
V. S.

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të formohet menjëherë dhe me kompetencat që i përkasin asaj sipas marrëveshjeve së Brukselit.

Kështu i tha drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën përfaqësuesit special të BE për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Në një bisedë me Lajcak, Petkoviq tha se tani në test nuk është vetëm vullneti i Prishtinës për të zgjidhur problemet përmes dialogut, por edhe aftësia e Bashkimit Evropian si një ndërmjetës në dialog për të garantuar zbatimin e marrëveshjes, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme