Raportohet se qeveria japoneze ka vendosur që të derdhë në det më shumë se 1 milion tonë ujë të kontaminuar nga centrali bërthamor i Fukishimës. Peshkatarët kanë thënë se ky veprim do ta shkatërrojë industrinë e tyre.
Mediet japoneze raportuan se puna për derdhjen e këtij uji në det do të fillojë në vitin 2022 dhe do të zgjasë me dekada. Ky ujë është duke u mbajtur në mbi 1.000 rezervuarë, shkruan The Guardian.
Agjencia e lajmeve “Kyodo” tha se vendimi zyrtar pritet të merret në fund të këtij muaji pas debatit të gjatë rreth asaj se si të veprohet me këtë sasi të ujit të kontaminuar. Një nga mundësitë e diskutuara ishte ndërtimi i rezervuarëve në lokacione tjera.
Megjithatë, qeveria për një kohë të gjatë ka lënë të kuptohet se parapëlqen që ujin e kontaminuar ta derdhë ujë ujërat e Oqeanit Paqësor, pavarësisht kundërshtimit nga peshkatarët lokalë, të cilët thonë se ky veprim do ta zhbënte punën e tyre për rindërtimin e reputacionit të industrisë së peshkimit.
Vendimi është kundërshtuar edhe nga grupet për mbrojtjen e mjedisit dhe Koreja Jugore, e cila nuk e lejon importin e ushqimeve të detit nga rajoni. Ky shtet tha se derdhja e ujit në oqean paraqet kërcënim të madh për mjedisin detar.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën