Milot Rashica do të kompletojë transferimin te Bayer Leverkusen gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, ishte afër transferimit te Bayer Leverkusen në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, në formulën e huazimit.
Rashica isthe gati t’i bashkohej Leverkusenit si huazim deri në fund të sezonit, por transferimi dështoi në momentin e fundit sepse palët nuk ranë dakord për kushtet e opsionit të blerjes, shkruan lajmi.net
Sidoqoftë, 24 vjeçari ende mund të marrë lëvizjen që dëshiron, sipas Sport Bild, që pretendon se marrëveshja mund të përfundojë kur të hapet afati kalimtar i dimrit më 2 janar.
Në ‘BayArena’, Rashica do të ribashkohet me trajnerin Peter Bosz, me të cilin ka punuar në Holandë te Vitesse.
Milot Rashica ka kontratë me Werder Bremen deri në vitin 2022.
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...