Ilirjan Hasanaj, i cili u vetëdorëzua në policinë e Shkodrës pasi është i dyshuar për plagosjen e shtetasit Mentor Hasanaj shef i policisë bashkiake në Malësinë e Madhe dhe babait të tij Xhelal Hasanaj ka pranuar autorësinë e plagosjes së dyfishtë.
Ilirjan Hasanaj ka deklaruar se është ai autori i plagosjes ndërsa ka zbardhur edhe motivin. Ai tha se ka qenë i pirë në atë moment dhe se nuk e kishte menduar më parë atentatin ndaj tij.
Sipas dëshmisë së tij në polici ai i është vënë pas pasi kishte dëgjuar një histori nga babai që lidhet me një problem pronësie. 19-vjeçari shprehet se është shumë i penduar për atë që ka bërë dhe prandaj ishte vetëdorëzuar në polici.
“Unë e kam qëlluar shtetasin Mentor Hasanaj por e kam bërë pa paramendim. Nuk kam qenë i parapërgatitur për një gjë të tillë. Thjesht e kam parë duke kaluar në rrugë dhe i jam vënë mbrapa. Armën e kam pasur me vete sepse ka pasur disa kohë që e kisha dhe nuk është se e kam marrë atë ditë, më ka qëlluar me vete. I jam vënë mbrapa dhe e kam qëlluar por në ato momente kam qenë disi nën ndikimin e alkoolit. Thjesht e kam parë rastësisht teksa kalonte me makinë dhe e kam ndjekur në atë moment. Arsyeja e plagosjes lidhet me një problem pronësie tonën. Eshtë një konflikt i vjetër pronësie mes nesh dhe unë ketë histori e kam dëgjuar nga babai dhe kur e kam parë në atë moment duke qenë edhe i alkoolizuar e kam ndjekur dhe e kam qëlluar por nuk kam pasur një plan të përgatitur. Duke qenë drejtor me erdhi në mendje se mund t’na pengonte tek pronësia por çdo gjë ka qenë në atë moment. Ndërsa kushëriri im nuk ka pasur asnjë ide se çfarë kam bërë unë por thjesht e kam thirrur duke i thënë që të më merrte sepse kisha nevoje por pa i treguar arsyen. Ai nuk ka qenë aspak ne dijeni te plagosjes. Unë jam penduar maksimalisht për çfarë kam bërë dhe për ketë fakt edhe jam vetëdorëzuar ne polici. Fillimisht kam qene i tronditur dhe kisha frikë por tani e kam kuptuar dhe jam shume shumë i penduar ndaj kam ardhur qe ta pranoj çfarë kam bërë“, tha ai.
Mbrëmjen e djeshme janë vetëdorëzuar në polici Ilirjan Hasanaj dhe Verzan Bajrakurtaj të dyshuar si autorë të plagosjes së dyfishtë të ndodhur gjatë ditës së djelë në Shkodër. Një prej të rinjve që akuzohen si atentatorët e Mentor Hasanaj, Ilirjan Hasanaj, është djali i ish- policit, Arben Hasanaj, i cili te mërkurën, i bëri thirrje djalit të tij që të vetë dorëzohej në polici.
Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes së ndodhur mesditën e 11 tetorit në Shkodër një prej dy të rinjve i është afruar mjetit të policisë bashkiake të Malësisë së Madhe dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke plagosur Mentor Hasanajn dhe babain e tij, ndërsa shpëtoi pa lëndime e shoqja. Pista kryesore në të cilën po heton aktualisht policia, është ajo e shënjestrimit për shkak të detyrës, por tashmë me dorëzimin e dy atentatorëve të dyshuar pritet të zbardhen detaje të kësaj ngjarje të rëndë.
Si ndodhi atentati ndaj Mentor Hasanajt:
Në atentatin e mesditës së 11 tetorit, mbeti i plagosur shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj dhe babai i tij. Gjatë atentatit u plagos edhe babai i Mentor Hasanajt dhe doli pa u lënduar gruaja e tij, të cilët ndodheshin në automjet me të. 37-vjeçari ra pre e atentatit ndërsa po udhëtonte në rrugën Shkodër – Koplik, në vendin e quajtur “5 heronjtë” bashkë me bashkëshorten e babanë e tij me makinën e policisë bashkiake. Të dy u dërguan me urgjencë në spitalin Rajonal të Shkodrës./TCH
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...