Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar dje për TV Sitel se në mbledhjen e të premtes të Komisionit për Sëmundje Infektive do të diskutohet për atë se a nevojiten restriksione shtesë të atyre që janë aktualisht në fuqi
“Ajo do të përfshinte restriksion të transportit publik, kufizim të punës së objekteve hotelierike, subjekte të caktuara ekonomike, kompani, gjithkund ku vlerësojmë se ka rrezik. Një pjesë e masave mund të targetohen në disa komuna, disa mund të vlejnë për territorin e gjithë shtetit. Gjithë këtë do ta diskutojmë në mbledhjen e nesërme”, deklaroi Fiipçe.
Ai tha se të gjitha vendet e Evropës dhe edhe Maqedonia e Veriut e kanë pritur këtë valë dhe kanë përgatitur kapacitet. Duke komentuar numrin e lartë të rasteve të reja, ministri tha se nëse do të respektoheshin masat për mbrojtje nuk do të vinte në një rritje të këtillë të rasteve pozitive.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona me KOVID-19, 535 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 168 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 22.170, të shëruarve në 16.758, të vdekurve në 815, ndërkaq për momentin ka 4.597.
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...
Fabrika më e vjetër e gjilpërave në botë po falimenton pas m...
Hamza uron Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë: 28 Nëntori ësht...