21 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, gjashtë në gjendje të rëndë

08:34 | 16 Tetor 2020
V. S.

21 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Pejës.

Nga këta pacientë, 14 janë në oksigjenoterapi dhe gjashtë janë në gjendje më të rëndë.

Postimi i plotë:

16 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 6, dhe atë 4 lindje normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 244 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta
17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
233 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,211
analiza.
121 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 74 Rëntgen, 33 EHO dhe 14 CT-ja.
Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve:14 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 1 pacientë është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme