Franca ka raportuar një rritje të madhe të numrit të rasteve të reja me Covid-19.
30,621 infeksione të tjera u konfirmuan të enjten, nga 22,591 një ditë më pare, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se kufizimet e ashpra janë “absolutisht të nevojshme” për të shpëtuar jetë.
Miliona banorëve në Europë u është thënë se duhet të jetojnë nën masa të rrepta, ndërsa qeveritë janë duke luftuar valën e dytë të Covid-19.
Britania e Madhe, Franca, Italia, Polonia dhe Gjermania kanë regjistruar një numër të madh të rasteve në 24 orët e fundit dhe kjo vjen si pasojë e testeve masive që po kryhen në këto vende.
Rusia regjistroi numrin e saj më të lartë të viktimave ditore që nga fillimi i epidemisë me 286 njerëz që raportohet se kishin vdekur nga virusi.
OBSH nxiti qeveritë europiane “të rriten” dhe të marrin masa ndërsa kontinenti kaloi një prag prej 1 mijë vdekjesh të raportuara çdo ditë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...