Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve Xhevdet Qeriqi, ka kërkuar që të burgoset pasi dënimin me para nuk mundet ta shlyej.
Kjo për faktin se ai po akuzohet se ka dëmtuar rrethojat e qeverisë në protestën e organizuar nga Veteranët e Luftës në vitin 2015-të.
Qeriqi tha se asnjë nga pjesëmarrësit nuk ka mundësi që dënimin ta shlyej me para për shkak të gjendjes jo të mirë financiare.
Ai në Edicionin Special në Klan Kosova theksoi se familjen e tij e mban me pensionin e veteranit.
“Shumica nga ne që jemi të akuzuar varemi nga një pension i veteranit të UÇK-së. Ne nuk e dijmë se sa është shuma dhe kemi vendosur që këtë dëm ta paguajmë me burg. Ne nuk kemi mundësi të marrim avokat. Nuk e kemi pasur për qëllim të shkaktojmë dëm. Situata ka eskaluar”.
“Unë kam kërkuar nga gjyqtarja që ta përshpejtojë procedurën sepse duam që diku të punësohemi. Edhe për punësim nevojitet çertifikata për hetime. Nuk e dijmë se për çfarë dëmi bëhet fjalë. Unë jam arrestuar bashkë më të tjerët para pesë vjetësh dhe jam intervistuar nga një prokurore. Jam deklaruar ashtu si jam deklaruar sot në seancën e parë gjyqësore”.
“Unë e kam marrë barrën e organizimit përsipër asnjë nga ata nuk e ka fajin lidhur me organizimin. Asnjë nga anëtarët nuk ka mundësi që të paguajë. Familjen time e mbajë me pensionin e veteranit. Ndonjëherë më ndihmojnë veteranët që jetojnë jashtë por nuk kam mundësi të dalë jashtë mundësive. Nëse burgosem pensionin prapë e marr, kështu e kam më të lehtë”.
Bashkimi e mposht Sigal Prishtinën, e rrit presionin për poz...
Aksident në Durrës, vdes një 22-vjeçar
Tërmeti i fortë godet Greqinë
Haaland tregohet i sinqertë kur pyetet për formën e dobët të...
Sonte “Big Brother VIP 4”-Zbulohet se çfarë personazhe do të...
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shu...