Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se nuk e ka problem nëse nuk e kryen mandatin e tij deri në fund, po që se nuk merren vesh për postin e presidentin në shkurt apo edhe më herët, në rast të largimit të presidentit Thaçi.
Ai tha se kjo temë do ta ulë atë edhe me opozitën, por megjithatë kjo nuk nënkupton që do të zgjerohet koalicioni aktual me partinë e Kadri Veselit.
“Diskutime për zgjerim të koalicionit siç flitet në media nuk ka sepse koalicioni i ka numrat për të qeverisur normalisht. Kur të vijmë te çështja e presidentit do të ulemi edhe me partitë opozitare për të gjetur një zgjidhje për presidentin e vendit. Nëse mund të gjejmë zgjidhje, nëse jo vendi shkon në zgjedhje.
Por, a e sheh ndonjë mundësi që PDK-ja të përfshihet në koalicion para çështjes së presidentit?
“Nuk ka asnjë arsye. Koalicioni është duke funksionuar dhe i ka numrat, ata që i ka. Nëse shtohet nevoja për zgjedhjen e presidentit të vendit para shkurtit të vitit të ardhshëm duhet të ulemi dhe të bisedojmë. Me të gjitha partitë e opozitës, por nuk e di çka nënkupton ajo a merremi vesh për një qeveri me 80-90 numra me e zgjedhë presidentin apo me zgjedhë një president jopolitik ku dakordohet edhe opozita. Por, kjo nuk është temë”.
“Duhet ta shohim se a është interes i vendit dhe jo i partive politike. Por nëse nuk merremi vesh duhet të shkojmë në zgjedhje, sipas Kushtetutës”.
Hoti në Klan Kosova gjithashtu foli edhe për procesin e dialogut, për të cilin tha se po i konsumon shumë energji. Për këtë temë, Hoti thotë se do të ngulë këmbë që të marrë njohjen nga Serbia, në të kundërtën – s’ka marrëveshje.
“Ose e sjell marrëveshjen me njohje reciproke, ose s’do ta sjellë hiç. Në vizitat që kam pasë në kryeqendrat europiane ia kam treguar parimet dhe mbi këto kam hyrë në këtë proces. Ky proces mbaron me njohje reciproke. Për disa muaj vijmë në atë pikë që konsumohet dhe ne e përmbyllim procesin. Synimi është pranvera, pra muajt e parë të vitit të ardhshëm dhe assesi nuk vazhdojmë për pjesën e dytë të vitit”.
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...