Google ADS

Era Istrefi publikon imazhe të bukura nga Londra

22:16 | 15 Tetor 2020
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është e ndjekur nga mbi 1.5 milion përdorues në rrjetin social Instagram.

Ajo e shfrytëzon llogarinë e saj zyrtare në këtë rrjet social, për të ndarë me ndjekësit imazhe dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, shkruan portali arbresh.info

Së fundmi, Era po qëndron në Londër, ku po ndan imazhe të ndryshme nga atje, duke i mbajtur fansat e saj të informuar.

Ajo i ka prerë flokët e saj bionde në të shkurtra në stilin “bob”, ndërsa ka lëshuar edhe baluket.

Era me këtë dukje e ka krahasuar pamjen e saj me atë të personazhit Mia Wallace në “Pulp Fiction”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme