Google ADS

Pas takimit me Lajçak, Vuçiq: Insistova për zbatim të plotë të marrëveshjes së Brukselit

20:47 | 15 Tetor 2020
L G

Pas një vizite me emisarin special të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq iu është adresuar medieve.

“Unë insistova në vetëm një gjë, ajo është zbatimi i plotë i marrëveshjes së Brukselit”, tha Vuçiq pasi iu përgjigj pyetjes së një gazetari, shkruan Novost.

“Qëllimi i bisedimeve të mia me presidentin Vuçiq është të flasim për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Qëllimi është të normalizojmë marrëdhëniet që do të thotë se nuk i takon BE-së të vendosë. Varet nga të dyja palët të bien dakord. BE-ja është këtu për të ndihmuar, ne nuk jemi këtu për të detyruar”, potencoi tutje ai.

I pari i Serbisë ka deklaruar edhe se “Presidenti Putin mezi pres ta vizitojë Serbinë”.

Ndërmjetësuesi special Lajçak ishte edhe në vizitë në Kosovë me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti. Përgjatë adresimit për media, Lajçak tha se duhet implementuar Asociacioni i Komunave sapo të arrihet një marrëveshje finale politike ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë. /Lajmi.net/

Të ngjashme