Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka publikuar një letër të ish- përfaqësueses së Lartë e BE-së, Frederica Mogherini, të cilën ajo ia kishte dërguar në vitin 2015.
Në këtë letër, të cilën Mustafa e ka publikuar në Facebook, ajo i kishte shkruar se asociacioni nuk do të konstituohet si nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk do ketë fuqi ekzekutive.
Ky publikim i Mustafës, ka ardhur pas presionit që është shtuar kohëve të fundit rreth asociacionit me komuna serbe./arbresh.info.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë
Më 24 gusht të vitit 2015, një ditë para nënshkrimit të Marrëveshjes mbi Parimet e Përgjithshme/Elementet Kryesore të Asociacionit, nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini e kam pranuar letrën me këtë përmbajtje:
“Në konekstin e diskutimit tonë për themelimin e Asociacioni/ Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, dua të konfirmoj se është kuptim i BE-së, se Asociaciono/Bashkësia – në harmoni me Marrëveshjen e Parë dhe ligjet e Kosovës – nuk do të konstituohet si nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk do ketë fuqi ekzekutive. BE, në ushtrimin e rolit të tij si fascilitator i dialogut Prishtinë-Beograd do të vazhdojë të monitorojë respektimin dhe implemenrimin nga të dy palët të Marrëveshjes së Parë dhe marrëveshjeve të tjera të arritura në dialog”.
Sot në diskutimin që e pata me z. Lajçak ia prezantova zotimin e BE-së që e kam marrë nga zonja Mogherini.
Dua të theksoj se këtë letër nuk e kam bërë publike në kohën kur akuzohesha nga VV dhe partitë e tjera të opozitës për këtë marrëveshje, sepse ato akuza i kam konsideruar të pabaza dhe vetëm si një kauzë politike kundër Qeverisë që e drejtoja.
Bashkëngjitur letra e Përfaqësueses së lartë të BE-së, znj. Mogherini e cila në atë kohë ishte Nënkryetare e Komisionit Evropian dhe Ministre e Jashtme e BE-së.
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...