Ministri i Tregtisë̈ dhe Industrisë̈, Vesel Krasniqi, po zhvillon një̈ vizitë zyrtare në Bruksel, ka takuar drejtorin e CEFTA-s, Emir Gjikiq, me të cilin ka biseduar për ndikimin e pandemisë̈ në fushën e tregtisë̈, barrierat dhe obligimet që kanë shtetet nënshkruese të CEFTA-s.
Krasniqi ka shprehur qëndrimin e tij dhe të qeverisë sa i përket zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, me ç’rast ka potencuar faktin se shumë prej tyre nuk po zbatohen nga Serbia.
Gjithashtu, vlen të theksohet, se ministri Krasniqi, në këtë takim ka kërkuar që emërtimi “UNMIK-Kosovo” të hiqet dhe të jetë vetëm Kosova, po ashtu, të zbatohet marrëveshja për shenjën e konfirmitetit dhe të njihen kualifikimet profesionale.
Ministri Krasniqi, përveç tjerash, në takimin me drejtorin e CEFTS-s, ka kërkuar që t’i bëhet presion Beogradit zyrtar që bizneset dhe prodhimet e Kosovës të mos kenë pengesa gjatë kalimit transit nëpër Serbi.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë