Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, sot deklaroi sot 87 për qind e nxënësve e ndjekin mësimin online pa ndonjë problem, ndërsa 13 për qind të tjerët janë ata që kanë problem me qasjen në internet ose kanë problem me qasje në pajisjet teknike.
Megjithatë, këto janë probleme që siç tha, dihet nga dita e parë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“87 përqind e nxënësve i vijojnë mësimet pa ndonjë problem. Unë marr informacion çdo ditë. Nga fillimi i vitit e deri më sot, mbulimi i nxënësve me mësimdhënie onlajn është rritur për 17 për qind. Që do të thotë se po rritet çdo ditë, ndërsa ne raportojmë dhe dërgojmë komunikata se si përqindja po përmirësohet”, tha Carovska.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Carovska tha se nuk ka asnjë problem me kyçjen në Teams.
Nëse dhe deri kur do të ketë prani fizike të nxënësve në shkolla, Carovska tha se për këtë nuk vendos Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?