Mesfushori Tiemoue Bakayoko, ka zbuluar se trajneri Gennaro Gattuso e ka bindur për kalimin të Napoli.
Ish mesfushori i AC Milan-it ishte i lidhur me rikthimin në “San Siro”, por në fund u ribashkua me Gattuso-n në “San Paolo”, transmeton portali arbresh.info.
Francezi ka thënë se ndihet i lumtur të shtëpia e re dhe ka zbuluar ishte Gattuso që e ka bindur për kalimin të “Napolitanët”.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, skuadra me ka mirëpritur në mënyrën më të mirë. Jam shumë i lumtur me bashkëlojtarët dhe shtëpinë e re”.
“Gattuso më bindi dhe jam shumë i lumtur që t’i bashkohem kësaj skuadre të mirë. Gjithashtu dua të falënderoj Gattuso-n që më lejoi të vijë”, deklaroi ai.
Lojtari në fund ka thënë se shpreson të luajë në ndeshjen e radhës kundër Atalanta-s./arbresh.info.
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...