Mbappe apo Haaland, Zidane do vendos në fundin e sezonit

15:10 | 15 Tetor 2020
Arbresh Info

Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane është në mendime për transferimin e njërit nga dy yjet Erling Haaland ose Kylian Mbappe.

Tekniku francez i sheh dy yjet si pasues adekuat i qendërsulmuesit Karim Benzema, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Marca, Zidane do e këtë fjalën e fundit, andaj do i vëzhgojë të dy lojtarët para se të vendos.

Mbappe pritej që gjatë verës t’i bashkohej “Los Blancos”, por gjithçka shkaku i pandemisë së koronavirusit.

21-vjeçari ka njoftuar PSG-në se në verë do të largohet, derisa klubi francez ia ka vendosur çmimin me vlerë 231 milionë euro.

Nga ana tjetër, Haaland shihet si opsion më i lirë shkaku i klauzolës së lirimit me vlerë 63 milionë euro.

Sidoqoftë, Zidane-s do t’i takojë vendimi përfundimtar dhe ai do vendos në fundin e edicionit./arbresh.info.

Të ngjashme